Mocioni për IPARD/ Bardhi: Babai i Suel Çelës mori paratë e fermerëve! Frida Krifca shpërndante lekë te…

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi sot në Kuvend se, Bashkimi Evropian ka bllokuar fondet që u duhet t’u shkojnë fermerëve shqiptarë, ndërsa akuzoi qeverinë për përvetësim të parave të taksapaguesve shqiptarë dhe evropianë.

Bardhi tha se, kanë dalë në publik informacione mbi shpërndarjen e parave nga fondet e IPARD, dhe akuzoi drejtoreshën e AZHBRS,të cilën e përmendi si të afërt me ministrinë, se ka favorizuar familjarët e saj në shpërndarjen e këtyre fondeve.

“Dilni këtu dhe thjesht shpjegoni se nuk doni të flisni, se Bashkimi Evropian na ka bllokuar fondet — miliona euro që shkojnë për fermerët shqiptarë.

Jemi i vetmi vend në Europë e në rajon që na janë bllokuar fondet sepse kjo qeveri këtu ka vendosur të vjedhë jo vetëm paratë e tatimpaguesve shqiptarë por edhe paratë e tatimpaguesve evropianë.

Ne do të tregojmë sesi babai i Suel Çelës mori paratë e fermerëve shqiptarë; në vend që një fermer i Elbasanit dhe këtu ka qenë për tërë Elbasanin, e dinë, i merrte 250 mijë euro për të financuar mundin dhe djersën e tij. Nuk i mori fermeri i Elbasanit, i mori babai i Suel Çelës, një njeri i shpallur në kërkim si kreu i një organizate nga më të fuqishmet kriminale në Shqipëri. Dhe sigurisht ju nuk doni që të flasim për këtë çështje.

Janë bërë të dhëna publike sesi drejtoresha juaj e AZHBRS, të cilën Edi Rama më pas e uli në karrigen e ministres së Bujqësisë, shpërndante paratë nga fondet e IPARD për familjarët e vet; në vend që t’i merrnin fermerët e Divjakës, Lushnjës, Elbasanit e gjithë Shqipërisë, jo , i merrte vëllai, motra, kusherinjtë, burri, kunati, Frida Krifca”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …