Berisha: Mitingu që do bëhet ka nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës! Rama kishte planifikuar 60 minuta fjalim aty

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në Kuvend dënoi politizimin e temës së gjenocidit dhe përmendi masakrat në Krushë, Reçak e Luginë si shembuj të tmerrit ndaj shqiptarëve. Berisha akuzoi Edi Ramën se vepron si “argat i Vuçiçit” me sanksione ndaj Kosovës, nxitje të skenarëve për ndarje dhe përpjekje për rrëzimin e qeverisë së Kurtit. Lideri opozitar, Sali Berisha tha se mitingu që do të bëhet ka ngjyrime kundër qeverisë së Kosovës dhe se Rama kishte planifikuar 60 minuta fjalim aty, si të ishte vetë Vuçiç që flet.

REPLIKA E PLOTË

Nuk ka asnjë njeri dëshirë që të bëjë një çështje kaq madhore, siç është genocidi, çështje partiake.
Është verbëria e atyre që u urdhërojnë ju të mos votoni eksterminimin e shqiptarëve vetëm për shkak të etnisë së tyre.
Shkoni në Kosovë, shkoni në Krushë, shkoni në Reçak, shkoni në Lugin e Butë.
Pata rastin të isha në verë në bjeshkët e Istogut.
Nga maja, nga Sanxhaku kishin ardhur hordhitë serbe dhe kishin marrë çdo të moshuar, çdo fëmijë, çdo grua që kishin gjetur aty, të dalë jashtë zonës së luftës, i kanë grumbulluar dhe kanë ekzekutuar 54 vetë vetëm për shkak të etnisë shqiptare.
Burra, mjekë, pensionistë, fëmijë.
Dhe kjo është vetëm njëra prej tyre.
Si mund të ndahemi ne në këtë?
Po absolutisht më shëmbëlleni, t’ua them me sinqeritet, si parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjes.
Po si mundet kjo? Çfarë ka këtu?
Po të dënosh genocidin është një detyrim absolut i njeriut të qytetëruar.
Dhe bëhet ky diskutim.
Jo mor jo. Edi Rama u tregua po aq sa Vuçiçi armik i Kosovës. I vuri sanksionet i pari.
U vu në shërbim të skenarëve për ndarjen e Kosovës.
E përjashtoi nga të gjitha nismat.
U përpoq për të përmbysur Albin Kurtin.
Personalisht dua ta them, ne kemi homologë LDK-në, herë del e para, herë del e treta, por ne mbetemi aty.
Por ne nuk e imagjinojmë kurrë që të ndërmarrim veprime subversive.
Edhe mitingu që bëhet me nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës.
Kishte planifikuar 60 minuta Edi Rama fjalim, njësoj si të dilte Vuçiçi të fliste aty.

About Redaksia

Check Also

“Bakja bëhet edhe ndërtues” / Ka nisur ndërtim vilash, denoncimi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …