Pronat e Ushtrisë/ SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku

Një vendim gjykate i ka hapur rrugë SPAK-ut dhe BKH-së për të kryer kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut, bosit të ndërtimit dhe medias.

Burime bëjnë me dije se ky hetim lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me portin e Limionit në Sarandë.

Operacioni është ende në vijim, ndërsa SPAK ka bindur gjykatën se kontrolli ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi përfshirjen në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak.

Ky operacion vijon, ndërsa kontrolle përfshijnë edhe disa zyrtar dhe ish zyrtar të vendit./Weblajm.com

About Redaksia

Check Also

Protesta madhështore/ Rama ik në paqe!…

Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë. Protesta e sotme ka qenë e përmasave …