Peleshi përjashton kreun e Grupit Parlamentar të PD, tensione në Kuvend!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca, ndërsa pas këtij vendimi absurd kanë fillur tensionet në Kuvend.

Më herët, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ndëshkoi Bardhin duke i hequr të drejtën e fjalës.

Pas protestave të demokratit, urdhri i radhës i Peleshit ishte nxjerrja e Bardhit nga seanca.

Gjithashtu, Peleshi ka paralajmëruar edhe deputetin tjetër të PD, Klevis Balliu, të cilit i hoqi të drejtën e fjalës për këtë seancë.

Por momentet e tensionit nga deputetët e PD vijuan dhe Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta.

Bardhi ka refuzuar të largohet nga salla plenare, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Si pasojë, kryetari i Parlamentit Niko Peleshi, ka ndërprerë sërish punimet.

Situata është përshkallëzuar gjatë zhvillimit të seancës së sotme plenare, ku Bardhi ka kundërshtuar vendimin për përjashtimin e tij.

Peleshi ka kërkuar disa herë që Bardhi të largohet, por pa sukses. Përballë kësaj situate, ai ka vendosur të ndërpresë punimet “deri në kthimin e normalitetit”.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit për pasurinë! Sot është duke ndërtuar 3 vila!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …