“Jo më beton, korrupsion dhe patronazhista”! Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për ndryshimin e Kryeqytetit.

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shprehet se Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, por edhe shtëpija që do u lejmë fëmijëve.

Binaj shprehet gjithashtu se janë dy rrugë ose qytetarët të zgjedhin korrupsionin, betoni dhe administratë me patronazhistë ose të zgjedhim ndryshimin, një bashki me njerëz të nderëshm.

“Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime. Tirana nuk është qyteti ku do jetojmë, por është shtëpia që do ju lëmë fëmijëve tanë. Ndaj kur të votojmë, të mendojmë për ta. Kemi dy rrugë përballë: Të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën me patronazhistë, ose të zgjedhim ndryshimin. Një bashki me njerëz të ndershëm dhe profesionistë që u shërbejnë qytetarëve. Ju ftoj të bëheni bashkë për ndryshimin. Më shkruani për shqetësimet, mendimet, edhe historitë tuaja. Së bashku, mund ta ndryshojmë Tiranën!” – shprehet Florjan Binaj.

About Redaksia

Check Also

“Bakja bëhet edhe ndërtues” / Ka nisur ndërtim vilash, denoncimi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …