Mesazhi që mori…/ Pse Rama u zbyth nga protesta që thirri vetë?

Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së dhe mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova, u mblodhën paqësisht këtë të premte në Sheshin Skënderbej për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë.

Protesta e zhvilluar e 17 tetorit në zemër të kryeqytetit shqiptar mori vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportuan për thirrjet e protestuesve për drejtësi dhe kundërshtimin ndaj, sipas tyre, “gjykimeve të padrejta” ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse kishte paralajmëruar pjesmarjen në protest si dhe një fjalim, Rama në të vërtetë rezultoi të ishte “non grata” në këtë protest. Mesazhi që mori dy ditë më arë e bëri atë të mohojë rolin e tij si organizator si dhe u detyrua të tërhiqet nga marrja pjesë në këtë protest ku synonte të shfaqej si lider I madh kombëtar.

About Krye Redaktor

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …