Duan ti marrin aeroportin që ndërtoi/ Reagon Behxhet Pacolli: Komplot i koordinuar

Behxhet PACOLLI

ÇFARË ËSHTË KY KOMPLOT I KOORDINUAR NË SHQIPËRI KUNDËR EMRIT TIM,

Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?!
Çfarë janë këto ofendime?Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time,
nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.
Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia. 😡

Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja,
por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon.

Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale, të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private.
Asnjë qindarkë publike — çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime.

Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira.
Dua të lë në Vlorë një trashigemi
duke e ditur mirë që ky
investim me vështirësi do të rikthehet.

Por një gjë është e sigurt:
Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im!

Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë.

About Krye Redaktor

Check Also

Shifra dramatike/ Berisha: Çmimet e ushqimeve në Shqiperi, 118% më të larta se në vendet e BE

Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se çmimet e ushqimeve në Shqiopëri janë 118% më …