Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Edi Rama është tradhëtari më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti!
Berisha mohoi kategorikisht ekzistencën e ndonjë urdhri që t’i ishte dhënë dikujt për të marrë pjesë apo jo në protesta të organizuara nga UÇK-ja, por akuzoi Ramën për manipulim dhe instrumentalizim politik në lidhje me kauzën e shqiptarëve të Kosovës.
“Tani, së pari është trillim dhe shpifje ajo që thonë se ka pasur një urdhër. Nuk ka patur kategorikisht asnjë urdhër. Nuk ka patur asnjë urdhër për të marrë apo mos marrë pjesë në protestën e organizatës së UÇK-së.
Nuk ka patur.
Së dyti, duke mbështetur plotësisht kauzën e drejtë, luftën e drejtë të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së, për liri dhe dinjitet kombëtar në Kosovë, unë i kam shprehur të gjithë konsideratat, absolutisht dënoj manipulimin e tmerrshëm me këtë kauzë të Edi Ramës dhe cilido kujt tjetër.
Të hedhësh poshtë rezolutën për gjenocidin serb, nuk shkoj në termat e hershme të popullit, jo, por deklaroj se ke dëshmuar se, jo vetëm se je një antishqiptar i betuar, je një vegël, një argat mjeran i ultranacionalizmit serb, por je një problem, je një njeri me një dificit të tmerrshëm të njerëzisë dhe karakterit njerëzor.
Sepse gjenocidi, vrasja e njeriut të pafajshëm vetëm se i përket një etnie tjetër, është krim i papranueshëm për çdo njeri të qytetaruar. Dhe kjo ka ndodhur në Kosovë me dhjetëra, me qindra herë. Dhe kjo ka ndodhur ndaj shqiptarëve nga vitet 1870 gjer në vitin 1999 nga serbët në mënyrë të përsëritur.
Dhe kjo barbari ekstreme siç është gjenocidi është i regjistruar në analet e kohës, nuk është një shpikje, nuk është një krijim i propagandës shqiptare.
Mjafton të lexoni ju shkrimet dhe librin e Lev Davidoviç Trockit, i cili ka qenë korrespondent i gazetës, në mos gaboj ‘Novoj Evremia’ të Kievit në Shkup ka qenë dhe ka përshkruar barbari të paimagjinueshme kur Vardari ishte i mbushur plot me koka dhe trupa shqiptarësh, pas betejës së Kumanovës.
Mjafton të lexosh libra të ushtarakëve britanikë që shoqëruan ushtritë serbe dhe ishin dëshmitarë të barbarive të tyre, të cilët thonë ata, të papërshkruara në asnjë luftë të mëparshme ndaj shqiptarëve. Dhe kur i pyetën si ka mundësi që ju bëtë këtë ndaj lumjanëve na u përgjigjën se, e bëmë se këta janë serbë të shqiptarizuar dhe na kanë tradhëtuar. Vetëm e vetëm që të mos ishte gjenocid.
Pra, gjenocidi ishte ciklik. Edi Rama mbron etërit e tij biologjik, se një gjenocid i tmerrshëm, më i tmerrshmi pas luftës së Dytë Botërore, ka ndodhur në Tivar, kur sipas burimeve, dikush thotë 3 mijë, dikush 4 mijë, të tjerë thonë 6 mijë, por ama të gjithë djem shqiptar të mbledhur nga vatrat e tyre vetëm e vetëm për të shkatërruar në maksimum fuqinë e qëndresën shqiptare, njerëz të paarmatosur, janë mbledhur, kanë kaluar nga Morini-Kukës- Fushë Arrëz-Pukë-Shkodër-Bunë drejt Tivarit dhe janë ekzekutuar në një natë, me mijëra e mijëra prej tyre në një gropë të madhe natyrale.
Këto të gjitha janë gjenocide ciklike.
Pas tyre vjen lufta në Kosovë. Ju e keni vizituar Kosovën. Shkoni në Krushë, shkoni në Reçak, kudo ku të shkoni janë mbi 10 mijë civilë të pafajshëm të ekzekutuar vetëm se ishin shqiptarë. Nuk po llogari luftëtarët, janë 2 mijë luftëtarë, se Kosova i ka dëshmorët prej të vërteti, nuk i ka si Shqipëria që thotë 28 mijë dhe i mashtron 8 ose 10 herë, jo ata i kanë me emër mbiemër, i kanë të gjitha. Kanë dhe librin, mund ti mirrni ti shifni, nuk kanë ata, nuk shtojnë asnjë, aq sa janë 2000-2100. Pra pa këta, janë mbi 10 mijë viktima.
Por ajo që dua të them prap këtu, më ka tronditur shumë, nga këto viktima janë 1400 fëmijë. Dhe kur i shifja unë ato zonja në parlament, ato gra që votonin kundër dënimit të vrasjes së 1400 fëmijëve, çtë të them.
Në Kosovë ka një muze dhe ai muze është i ndërtuar vetëm me këpucët e vogëlushve, kaq. Se ku e gjetën këtë forcë, çfarë race e shpifur njerëzore janë këta që nuk dënojnë gjenocidin. Çfarë përfaqësojnë këta. Nuk kanë gjë të përbashkët as me shqiptarin, as me njeriun e qytetëruar.
Ky është komenti im. Përpjekja për të manipuluar, për të përçarë, për të përdorur një lëvizje kundër qeverisë së Kosovës, është gjithashtu armiqësore.
Është armiqësore, është antikombëtare. Mund të kesh 1-2-5 apo 10 vërejtje, por ajo qeveri që është sot në pushtet, ka marrë çdo kosto duke votuar kundra asaj gjykate. Unë që flas këtu kam qenë pro gjykatës, nuk e mohoj, nuk jam si ai unë. Nuk kam shkuar në Kosovë për ti bërë presion kërkujt, jo, por unë nuk kam qenë kundër gjykatës.
Kurse ai që shkoi në Kosovë me helikopter për të bindur këtë e atë, tani del, shan turfullon vetëm e vetëm për tu paraqitur si patriot.
T’i besosh patriotizmit të Edi Ramës, do të thotë thotë të mashtrosh veten tënde në çdo gjë. Ke ti problem, do t’i ndihmosh ata. Po, merr vendim qeverie jepu për avoketërit. Ka dhënë dhjetëra milionë qeveria dhe parlamenti i tyre. E supozoj, por çpunë ke ti të përdorësh këtë për qëllime elektorale kundër qeverisë. Makabër, turp, njeri që nuk njeh asnjë lloj norme. Mendon se me makinacione, manipulime të tilla mund të fshijë nga memoria e kombit, si njeriu që sapo erdhi në pushtet nxiti me çdo kusht ndarjen e Kosovës.
Ndryshimin e kufijve, janë me dokumente këto të gjitha, jo se i them unë. Si njeriu që pasi dështoi me ndarjen kaloi te Ballkani i Hapur. Dhe në Ballkanin e Hapur, harta ishte Kosova pjesë e Serbisë.
Si njeriu që deklaroi me dhjetëra herë, Veriu i Kosovës tokë e askujt. Mitrovica tokë e askujt. Si njeriu që mori nga Beogradi, statutin e Komunave të Veriut të Kosovës dhe e paraqiti në emër të Sorosit.
Si njeriu që mbështeti projekti i Millosheviçit, të vulosura tashmë nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros dhe fondacioni i tij. Janë kështu këto apo jo.
I pari që do i vendoste sanksione qeverisë së Kosovës. Si mund ta bëje? Ti jo vetëm qeverisë së Kosovës, por ka një kod me fqinjtë. Nuk mund të ja bësh fqinjit atë. Ajo është masë ekstreme, ajo është masë para lufte dhe ky, se nuk dua të përdor atë gjuhë që meriton, ky i vendos sanksione.
Nga pozita shqiptarësh, nuk mund të gjesh asnjë lloj fjale tjetër, përveç tradhëtar më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD