Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, në tryezën për reformën zgjedhore ths se, zgjedhjet janë kthyer në një sëmundje autoimune për sistemin shqiptar. Ai thekson se, Shqipëria është kthyer në një lloj pacienti të Venecias, jo vetëm për zgjedhjet por edhe për çështjet e drejtësisë.
“Jemi kthyer në një lloj pacienti të Venecias, jo vetëm për zgjedhjet por edhe për çështjet e drejtësisë. Për disa çështje as Kushtetuesja nuk ka arritur të marrë një vendim pa patur një opinion nga Venecia, pra ka të bëjë me çështje maturie. Zgjedhjet janë kthyer në një sëmundje autoimune për sistemin shqiptar. Zgjedhjet e 2025 ishin po aq të këqija sa ato të 2001. Reforma e fundit konsensuale është ajo e 2012”, tha Bylykbashi.
Deputeti demokrat theksoi se ky sistem zgjedhor duhet të ikë dhe jetë një sistem diskutimi, ndërsa solli në vëmendje problemet kryesore nga shitblerja e votës te përdorimi i institucioneve shtetërore.
“Sistemi Zgjedhor duhet të kthehet në një sistem diskutimi. Ky sistem duhet të ikë. Shtetit dhe partia janë një. Partia shtet po përfiton nga pushteti që ka, jemi 35 vite pas. Shitblerja e votës është një problem sot. Përdorimi i përdorimeve shtetërore për interes të partisë shtet. Jemi para parimit të rënies së shtetit të së drejtës. Njerëzit nuk kanë besim të administrata zgjedhore. Vota e diasporës është një problem gjigand. Mosbesimi shoqëron këtë proces në çdo hallkë. A do të ketë vullnet politik për një reformë zgjedhorë të mirë dhe duke mbajtur përgjegjësi për ato që nuk kanë shkuar mirë”, tha Bylykbashi.