Berisha: Pacolli dhe Valoni janë prestanome, emrat e vërtetë të kësaj afere janë Rama, Lubi Balluku dhe qeveritarët e tjerë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në deklaratën për mediat të mbajtur ditën e sotme, ka rikthyer vëmendjen te kontrata koncesionare e aeroportit të Vlorës, të cilën e cilëson si një aferë të pastër korruptive me kosto marramendëse për qytetarët shqiptarë.
Berisha akuzoi kryeministrinRama, ministren Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë si përgjegjësit e vërtetë pas kësaj marrëveshjeje, duke theksuar se emra si Pacolli apo Valon Kastrati janë thjesht prestanome në një skemë që parashikon miliona euro fitime për koncesionarin, ndërsa taksapaguesit mbeten të gjobitur.
“Njeriu nuk duhet të marrë asnjë anë, absolutisht, por i vetmi transferim aksioni në katër vite, i miratuar nga qeveria, sepse duhen miratuar nga qeveria sipas ligjit tregtar, është transferimi i aksioneve të kompanisë turke, që është bërë në shkelje të ligjit.
U lumturua Lubia, Edi Rama apo Tao nga ato aksione, këto sigurisht pa hetim nuk mund të thuhet.
Por fakti që implikohen kaq thellë, fakti që kanë firmosur një kontratë të tillë i akuzon këta absolutisht si direkt përgjegjës për të gjithë këtë aferë megakorruptive.
Mos harroni, nuk ka një dokument ku të jetë firmosur transferimi i aksioneve nga Pacolli tek Valoni. Nuk ka.
Dhe tani vërsulen të gjithë.
Po ç’punë keni ju në punën midis ortakëve?
Unë i kam denoncuar, këtë Valonin nuk e kam njohur fare, kur kam denoncuar unë kam pasur parasysh Pacollin se ai ishte emri kryesor.
Dhe nuk mund të pranoja unë kurrë sigurinë për 600 mijë bileta.
Se kjo është një gjë e tmerrshme, të gjobitësh shqiptarët.
35 vjet koncesion, fitimi është 700 milionë fitimi. Parashikimi.
Por injoroje parashikimin. 10 vitet e para, shqiptarët i paguajnë koncesionarit 140 milionë për trafikun e munguar.
Besoj se çdo shqiptar e ka të qartë tani se këtu Pacolli dhe Valoni janë thjesht prestanome, por emrat e vërtetë të kësaj afere të tmerrshme janë Edi Rama, Lubi Balluku dhe qeveritarët e tjerë.
Përgëzoj dy ish-ministrat që kanë refuzuar të firmosin jo për 140 milionë, por edhe për 120 milionë euro gjobë për taksapaguesit shqiptarë. Gjobë e vërtetë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Çështja “Balluku”, gazetarja: Po hetohen zyrtarë dhe biznesmenë…

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja mbi një vendim të GJKKO që lidhet …