Berisha-deputetëve të rinj: Kurrë nuk duhet të shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se, se parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut duhet të jenë gjithmonë themeli i veprimeve të çdo politikanit. Ai u bëri thirrje deputetëve që të mos bëjnë asnjë kompromis me këto parime, pasi çdo shkelje e tyre mund të rrezikojë lirinë dhe dinjitetin e individëve.
Berisha u kujtoi të rinjve se ndërgjegja njerëzore është e lashtë dhe duhet të respektojë diversitetin fetar dhe politik, duke sjellë si shembull figura historike si Genghis Khan, i cili, pavarësisht veprimeve të tij të dhunshme, respektonte besimet fetare.
“Së fundmi, unë një sugjerim, një këshillë kam për ju.
Në çdo variant, kurrë nuk duhet të shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut duhet të jenë thelbi i ndërgjegjes njerëzore sot.
Sepse ndërgjegja njerëzore nuk është e tanishme, ajo është hershme që kur njeriu doli nga primitivizmi.
Kur dëgjoj ndonjëherë njerëz që shprehen ose mburren me armiqësira apo urrejtje ndaj besimit fetar të tjetrit, mua më kujtohet diktatori më mizor i kohërave, që ishte Genghis Khan.
Por ai ishte njeriu që respektonte në mënyrë të hekurt besimet fetare të njerëzve.
Dhe kjo nuk ishte një gjë e vogël në atë kohë.
Pushtimet ndodhnin, por besimet fetare ai i respektonte.
Ose bindjet politike.
Ose të drejtat themelore të njeriut.
Kurrë nuk duhet të pajtohemi ne me këtë.
Që në momentin që bëjmë kompromis me liritë dhe të drejtat themelore, ne bëhemi njerëz të rrezikshëm me pushtetin tonë.
Në çdo hap, në çdo veprim, në çdo votim, në çdo analizë, deputeti, dhe ai që merret me politikë, ato duhet t’i ketë linjat e shenjta, linjat e kuqe që nuk mund të preken, që nuk mund të kalohen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha bën thirrje për protesta/ Raporti i OSBE-ODIHR rrëzoi farsën elektorale

A shihni ndonjë mangësi në këtë raport të OSBE/ODIHR z.Berisha, duke qenë se, për votën …