Thomas Kunze: Procesi i integrimit europian të Shqipërisë nisi me Berishën! KAS dhe Gjermania do të qëndrojnë në krah të PD-së

Thomas Kunze, shef i zyrës së KAS në Tiranë gjatë fjalës së tij në tryzeën e organizuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) për programin e Trajnimit për Deputetët e Rinj të PD, tha se, procesi i integrimit europian të Shqipërisë nisi me Berishën!

Ai u shpreh se, KAS dhe Gjermania do të qëndrojnë gjithmonë në krah të Partisë Demokratike.

Fjale e Thomas Kunze, shef i zyrës së KAS në Tiranë

I nderuar doktor Berisha, të nderuar deputetë.

Si fillim, dua të uroj deputetët rinj për zgjedhjen e tyre në parlament.

Fondacioni Konrad Adenuer, por edhe Gjermania e përzgjedhin rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së prej shumë vitesh dhe e mbështesin atë. Procesi i Shqipërisë në BE ka filluar kur zoti Berisha ka qenë kryeministër, prandaj dhe partia juaj është shumë e lidhur ngushtë me këtë proces.

Ne si fondacion e kemi mbështetur me zemër procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si edhe kontributin e Partisë Demokratike dhe deputetëve tuaj gjatë të gjithë procesit. Shikoj, përshembull, disa prej miqve të mi, Tomor Alizotin, i cili bën dhe një punë në rrafsh ndërkombëtar shumë të mirë për t’ia arritur këtij qëllimi.

PD është dhe pjesë e familjes Popullore Europiane, dhe ne e mbështesim shumë trajnimin dhe përmbushjen e kritereve që duhet të bëjë çdo deputet për të qenë i aftë për të kryer detyrën e tij.

Prandaj, për çdo gjë që ju do të keni nevojë ne do të jemi këtu, qoftë për deputetët e rinj, por edhe për nevojat që ka partia gjatë këtij procesi.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …