Berisha: Ne do të ngrihemi! Qeveria teknike nuk krijohet pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshe

Lideri i opozitës, Sali Berisha paralajmëroi protesta pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për farsën e 11 majit.  “Ne do të ngrihemi!”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se, qeveria teknike nuk krijohet pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshe.

“Tani, vërejtja juaj është e drejtë.

Në raport, kapitulli i diasporës është deficitar.

Por ai kapitull, sado që është shumë i rëndësishëm, nuk zbeh vlerën e madhe të raportit dhe ne do ua dërgojmë këtë vërejtje që kemi ne, që të kenë një njohuri më të plotë.

Dhe do e paraqesim kudo në Europë edhe pjesën e diasporës, ndonëse deklaron se 43 mijë raste nuk u regjistruan.

Dhe ka edhe një rresht aty ku thotë se nuk u dërguan në adresa, etj.

Por një analizë e plotë për diasporën i mungon raportit.

Mirëpo mendoj se me këtë analizë që bëri dhe me faktin që i qëndroi të gjitha konstatimeve para votës së diasporës, është në meritën e madhe të tyre se ndërhyrjet kanë qenë shumë të turpshme nga Edi Rama dhe ministri.

Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë.

Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë.

Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet.

Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim.

Lidhur me reformën, njëherë shfrytëzoj rastin të deklaroj këtu dhe të siguroj të gjitha partitë opozitare se PD do bëjë përpjekjen më maksimale për përfshirjen maksimale të tyre në komision dhe ato do jenë një zë që do përfaqësohen.

Nuk është e vërtetë… unë e pashë një titull dje që PD dhe PS e akaparuan edhe reformën.

Unë ndjej keqardhje, por ata janë një linjë shumë e veçantë, por kjo nuk është e vërtetë për PD.

PD në qoftë se do shkojë, do shkojë me aleatët e vet, me opozitarët dhe ne kemi besim se do gjejmë një gjuhë të përbashkët me të gjithë opozitën.

Ne arritëm të gjejmë një kandidat të përbashkët për Tiranën, që ishte diçka shumë pozitive për mendimin tim, ne do arrijmë për hir të votës së lirë të kenë përfaqësimin dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët.

Ne nuk do përdorim kundër aleatëve tanë qëndrim tjetër përveç konsensusit, mirëkuptimit dhe ujdisë.

Le të shkruajnë çfarë të duan tituj, por e vërteta do jetë kjo”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Noterja i grabiti aksionet/ Pacolli: Nuk kemi qenë kurrë në zyrën e saj

Behxhet PACOLLI Gjithë perfolje e situtë në lidheshmeri më VIA ka ardhur si pasojë e …