Nga Petrit VASILI
Republika Demokratike është tashmë e rënë dhe zyrtarisht Shqipëria është narkoregjim!!
Tashmë zyrtarisht Shqipëria nuk është më Republikë Demokratike, por e rrëmbyer nga një grup kriminal që qeveris përmes krimit elektoral.
OSBE i vë vulën e zezë këtyre zgjedhjeve të rrëmbyera e plaçkitura nga qeveria me çdo mjet dhe formë të paligjshme, duke pasur në krah edhe grupet kriminale dhe paratë e zyrat e mjeteve të shtetit.
Raporti i vë vulën që Karta e Kopenhagës u shkel.
Zgjedhjet ishin absolutisht të pabarabarta.
KQZ është organizëm turpi që ka bekuar krimin zgjedhor të partisë në pushtet.
Prokurori dhe SPAK kanë lejuar hapur konsumimin masiv të krimit elektoral.
Administrata publike me mijëra patronazhistë kanë ushtruar kërcënime dhe terror.
Qindra milionë euro të shtetit u grabitën për zgjedhje nga qeveria.
Pra, zgjedhjet kanë rënë kryekëput.
Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të krimit dhe antiligjit në mes të Europës.
Një tufe marionetash të krimit janë ulur në karriget e qeverisë me vota që qelbin erë mafie.
Republika Demokratike është asgjësuar.
Sot opozita është përpara një momenti shumë kritik dhe i duhet të marrë vendime të forta dhe të mëdha për të shpëtuar vendin.
Nga sot narkoregjimi i Rilindjes është certifikuar botërisht si i tillë, ndaj edhe opozita duhet ta trajtojë si të tillë në përmbajtje dhe në formë.
Gazeta RD