ODIHR vë vulën: Kthim pas 35 vite!

Oerd BYLYKBASHI

Në vitin 1990, sapo ra komunizmi, OSBE caktoi standardin bazë për zgjedhje të lira dhe të drejta:

– Shteti duhet të ndahet nga partia në pushtet.

– Zgjedhjet duhet të jenë të lira.

– Garuesit duhet të kenë barazi në garë.

Në vitin 2025, OSBE/ODIHR damkos zgjedhjet në Shqipëri:

– U zhduk kufiri ndarës mes shtetit dhe partisë në pushtet.

– Fusha e lojës ishte e pabarabartë.

– Partia Socialiste përfitoi nga qenia në pushtet për të fituar avantazh në zgjedhje.

– U ushtrua presion mbi zgjedhësit,’ shkruan Bylykbashi.

Sipas tij, këto gjetje provojnë se më 11 maj zgjedhjet nuk kanë qenë as të lira dhe as të ndershme, pasi ‘nuk mund të ketë garë të drejtë kur kundërshtar është vetë shteti’.

‘Nuk mund të ketë garë të drejtë e të barabartë kur në zgjedhje kundërshtar është shteti. Aq më pak kur partia-shtet është në koalicion zgjedhor me kartelet e kokainës dhe heroinës,’ thekson nënkryetari demokrat.

Bylykbashi shton se 35 vite pas Dokumentit të Kopenhagenit, që vendosi standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, qeveria e Edi Ramës ka rikthyer modelin e Partisë së Punës.

‘35 vite pas Dokumentit të Kopenhagenit që vuri standardet për zgjedhje demokratike, Edi Rama dhe trashëgimtarët e Partisë së Punës rikthyen partinë-shtet.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …