Altin Dumani dhe Çela në Kuvend/ Alizoti: Dua t’i pyesim drejtpërdrejt raportuesit

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti kërkoi që të bëjë pyetje drejtpërdrejtë për disa krerë të institucioneve më rëndësi që do të raportojnë sot në Kuvend, siç janë Altin Dumani apo dhe Olsian Çela. Ai tha se, pyetjet duhet të bëhen drejtpërdrejtë ndaj raportuesve.

“Hera e parë në 32 vite nuk mund të pyesim raportuesit e thirrur në Kuvend. Ne duam të pyesim përfaqësuesit e institucioneve, pasi Shqipëria është Republikë Parlamentare. Kjo ndodh dhe në vendet europiane. Po ndodh precedenti i dytë. Ju pse e hiqni këtë të drejtë.

Ne nuk duhet t’i pyesim ata drejtpërdrejtë, por do t’i dorëzojmë ato me listë. Atëherë ne si deputet të dorëzojmë dosjet tona me fjalime dhe ti lexon ju. Unë si përfaqësues dua të pyes drejtpërdrejtë zotërinjtë. Më jepni këtë mundësi”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nuk hëngri dardha pas shpinës së kryetarit/ Bardhi: Balluku është hija e zezë e pushtetit të Edi Ramës!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar edhe njëherë në lidhje me …