Kryetari i PD, Sali Berisha, në seancën e sotme të Kuvendit iu drejtua mazhorancës, duke i thënë se po bëjnë gabim historik duke i hequr opozitës të drejtën për të pyetur. Sipas Berishës, ky është një kompromis mes mëkatarëve me dosje.
“Së pari, mendoj se me këtë qëndrim po shkelet një nga parimet më themelore të barazisë midis palëve.
Në qoftë se pala që pyetet ka të drejtë të përgjigjet, pala që pyet ka të drejtë të lexojë pyetjet dhe kjo ka qenë në të gjithë kohërat.
E vërteta është se ajo që citoni ju është jashtë kontekstit.
Pse është jashtë kontekstit?
Së pari këto institucione nuk kanë ekzistuar në këtë formë në të gjitha vitet që ju përmendet.
Së dyti, ka një taktikë që është përdorur edhe për institucionet, edhe për Këshillin e Ministrave, në rtaste të caktuara për qëllime taktike, opozita vendos të heqë dorë nga pyetjet dhe kjo është një praktikë e përsëritur në këtë parlament.
Së treti, nga viti 2022 e këtej, pyetjet janë bërë siç duhet, dhe zotëri, në rregulloren e parlamenteve të të gjithë botës, jo vetëm që jep pyetjen me shkrim, por çdo deputet ka të drejtën e pyetjes orale të padepozituar.
Kjo është e vërtetë në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Europës, në çdo asamble parlamentare dhe ju e hiqni këtë pa asnjë të keq.
Tani pse ky kuadër?
Ju e keni sot këtë….
Qytetarë dhe qytetare të dashur, kur shihni këtë sallë, imagjinoni bunkerin e frikës të Francës Kafkës dhe shkrimtari të tjerë.
Ju të gjithë jeni mëkatarë, të gjithë ju keni dosje te ata.
Ata vetë kanë mëkatet e tyre.
Ky është një kompromis që bëhet midis mëkatarëve se si e si të mbuloni…
Natyrisht unë e kuptoj që Ulsiu nuk do që unë të ngrihem dhe të pyes se të kujt janë ato dy kostume që solli Altin Hajri, nuk do që të pyes për çantën Louis Vuitton.
Ky tjetri nuk do që ta pyes për bisedat me Mario Çelën. Për dëshminë e Eriona Daupajt.
As ai nnuk do se edhe ai fle mbi dosjet e krimit.
Dhe ju bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD