Hetimet ndaj Belës/ Kush jane dy drejtoreshat që prokurorët i kanë sekuestruar telefonat

Burime nga organet e drejtësisë konfirmojnë se SPAK ka nisur zyrtarisht hetimin ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje të re që lidhet me dyshime për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë.
Sipas informacioneve, hetimi ka hyrë në fazë aktive, ku janë sekuestruar telefonat personalë të dy prej zyrtareve më të afërta të Ballukut — Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Viola Haxhiademi, dhe Drejtoresha e Financave, Evis Mamaj.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, për të siguruar dokumente dhe prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës së dyshuar të korrupsionit brenda ministrisë.
Haxhiademi dhe Mamaj konsiderohen “dora e djathtë” e Ballukut, persona që kanë pasur akses direkt në procedurat e tenderave, koncesioneve dhe kontratave shumëmilionëshe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova instalimin e narkoshtetit dhe shtypjen e opozitës në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me eurodeputetin Cristian Terheș, njëherësh anëtari …