Noka: Manastirliu, model i dështimit në arsim, promovon drejtues të kapur në vjedhje!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka publikuar një denoncim të një qytetari që, sipas tij, tregon degradimin e sistemit arsimor nën drejtimin e ish-ministres së Arsimit dhe kandidates së PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Noka akuzon Manastirliun se ka promovuar persona me të kaluar problematike në poste drejtuese në arsim, duke e cilësuar këtë si “simbol të dështimit të rilindjes në arsim”.

Postimi i Nokës

Denoncim qytetar për kandidaten për hajdute të radhës në bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, për degradimin e arsimit shqiptar.

Përshëndetje! Postojeni këtë ju lutem!

Hysen Koldashi në 2020 ishte drejtor në shkollën “Hilary Clinton”, po në 2020 Hysen Koldashi u kap duke vjedhur, shiste materialet e shkollës dhe lekët i merrte për vete. U kap me video, në vend të dënohej  për vjedhje, emërohet kryetari i këshillit bashkiak Kamëz. Por në 2025 Ogerta do ta prezantonte si drejtor shkolle përsëri, në shkollën publike 9-vjeçare “Angela Merkel”, Kamëz.

Ogerta që kandidon për kryetare bashkie për Tiranën, është modeli më i keq, sepse për disa vota, patronazhistët hajdutë i bënë drejtora. Pra Hysen Koldashi, që duhet të dënohej, sot edukon fëmijët si të vjedhin. Ogerta është faqja më e zezë në historinë e ministrave të arsimit, dështimi i rilindjes shikohet në këto foto. Ogerta me hajdutin Hysen Koldashin, ose më saktë dy hajdutë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …