Berisha reagon ndaj Dumanit në Kuvend: Zotëria të lexojë pyetjet një për një, pastaj të përgjigjet

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka tërhequr vëmëndjen shefit të SPAK, Altin Dumanit gjatë kohës që ky po raportonte në parlament.

Dumani nuk e lexoi të plotë pyetjen që i bëri Jorida Tabaku, por u mjaftua me një përgjithësim, por Berisha ka reaguar menja ka reaguar menjëherë.

“Zotëria të lexojë pyetjet një për një. Dhe jo në këtë mënyrë sepse këta të tjerët këtej nuk kanë asnjë interes.

Pyetja është kjo dhe kjo është përgjigja, në këtë mënyrë. Jo bëjmë një grumbull pyetjesh dhe hajt”, tha Berisha.

Pas reagimit të Berishës Altin Dumani ka ndryshuar mënyrën se si i është referuar pyetjeve të deputetëve të opozitës, duke i lexuar fjalë për fjalë.

About Redaksia

Check Also

“SafeJournalist”: Siguria e gazetarëve u rrezikua nga policia gjatë protestës së 24 janarit

Siguria e gazetarëve që raportuan nga protesta e 24 janarit në Tiranë u vu në …