Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje të dënimeve në Greqi

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve në Kuvend, deputetët e opozitës, Belind Këlliçi dhe Elda Hoti, pyetën për hetimet ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u përgjigj se çështja është regjistruar si hetim paraprak në qershor 2025 dhe nuk mund të jepen detaje të tjera.

“Çështja është në hetim paraprak dhe është regjistruar si procedim penal në vitin 2025. Hetimi është në vlerësim nga prokuroria për të përcaktuar nëse ekziston vepër penale dhe nëse do të ngrihet akuza. Sa kohë që çështja është në hetim, nuk mund të jap asnjë shpjegim të mëtejshëm”, tha Dumani.

About Redaksia

Check Also

Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit VASILI Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova …