Hoti: Pse SPAK nuk heton rolin e kryeministrit në skemën e pastrimit të parave?!

Deputetja e PD, Elda Hoti gjatë fjalës në Kuvend u shpreh se, kaq e hapur dhe e drejtpërdrejtë nuk është dëgjuar kritika për drejtësinë në Shqipëri.

Ajo denoncoi keqfunksionimin e sistemit gjyqësor, mosveprimin e SPAK-ut dhe bashkëpunimin e dyshimtë me policinë e shtetit, duke theksuar se drejtësia është kapur dhe përdoret si mjet për të mbrojtur pushtetin dhe për të goditur opozitën.

“Faleminderit kryetar. Më ngatërruat dhe radhën, përveçse më ngatërruat pyetjen dhe kjo ishte arsyeja sepse ne deputetët e opozitës kërkuam që të zbatohet rregullorja e kuvendit dhe pyetjet t’i lexonim vetë. Dhe pyetjet e mia u ngatërruan totalisht dhe nuk u lexuan siç duheshin. Ëh, ju thatë zoti Dumani që nuk bëni ju arrestimet. Jemi shumë dakord. Po a bashkëpunoni ju me policinë e shtetit? Se ne kemi drejtorë policie të komanduar nga bandat dhe sigurisht 251 urdhër arreste që nuk janë ekzekutuar sepse Ilir Proda kurrsesi nuk mundet që të arrestojë shefat e tij dhe ne këtë e kemi të qartë.

Ëh, zoti Dumani tha që gjyqtarja Irena Gjoka Shpata Maneku është nën hetim. Është e papranueshme që një gjyqtare që është në hetim të vazhdojë dhe të mbajë detyrën e saj si pjesë e strukturave të drejtësisë. Kjo është fytyra më e qartë e drejtësisë sot në Shqipëri. Si mund të kërkohet që qytetarët shqiptarë të kenë besim sot te drejtësia, kur vetë ata që duhet të garantojnë drejtësinë, janë të njollosur me rekorde kriminale. Si mund të flasim për integritet kur një gjyqtare si Irena Shpata Maneku Gjoka, që është e dënuar, vazhdon të gjykojë çështje politike dhe për ironi të fatit, çdo dosje që lidhet me opozitën i takon kësaj gjyqtareje. Kjo është drejtësia.

Një skemë pra, një sistem i ndërtuar për të mbajtur pushtetin dhe për të goditur kundërshtarin politik. Dhe në komision të ligjeve, zoti Dumani mu përgjigj që nuk e njeh çështjen Aruba. Të gjitha mediat ndërkombëtare po flasin për përgjimet e antimafies italiane, për çështjen Aruba. Pas atij takimi, kryeministri me firmën e tij ka bërë realitet angazhimet e ndërmarra përmes lëshimit të lejeve për investime që synonin pastrimet e parave. Si ka mundësi që SPAK-u nuk verifikon rolin e kryeministrit në skemën e pastrimit të parave të karteleve dhe thotë që nuk e njeh si çështje. Kjo pra është kapja e drejtësisë dhe zoti Dumani që nuk guxon të veprojë ndaj ministrave dhe aq më pak kur përmendet kryeministri”, u shpreh Hoti.

About Redaksia

Check Also

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, “ngujohet” në Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të …