Ahmetaj: Drejtësia e Ramës ka dështuar! Kush është armik i tij tërhiqet zvarrë!

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar mbrëmjen e sotme pas deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë raportimit në Kuvend e cilësoi atë person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale.

Në një intervistë “live” në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Ahmetaj u shpreh ashpër ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar si simbol të dështimit të Reformës në Drejtësi.

Reforma ka dështuar. Altin Dumani është dështimi i Reformës në Drejtësi. Kush është armik i Ramës, tërhiqet zvarrë”, deklaroi Ahmetaj.

Deklarata e tij vjen pas fjalës së Dumanit në Kuvend, ku ky i fundit tha se Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se “në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur”.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe ndodhet jashtë vendit që prej vitit 2023

About Redaksia

Check Also

Berisha me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova instalimin e narkoshtetit dhe shtypjen e opozitës në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me eurodeputetin Cristian Terheș, njëherësh anëtari …