Berisha: Dumanin nuk e heton kush sepse është mbi ligjet dhe Kushtetutën! Ai është vetëm direkt i varur nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Dumanin nuk e heton kush sepse është mbi ligjet dhe Kushtetutën! Ai është vetëm direkt i varur nga Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ndaj Dumanit janë depozituar kallëzime konkrete, por asnjëra prej tyre nuk është marrë në shqyrtim, duke ngritur dyshime serioze për paprekshmërinë e tij ligjore.
“Ne kemi dërguar edhe ndaj tij, sa për dijeni.
Janë refuzuar.
Nuk mund të hetohet ai.
Ne kemi paraqitur akuza direkt ndaj tij, po nuk ka, ai është mbi ligjet, mbi Kushtetutën.
Ai është vetëm direkt i varur nga Edi Rama.
Por çdo njeri, po të kishte kompetencë, do të niste hetimin kryesisht se këtu janë elementë konkretë.
Ai quhet Kreshnik Farruku, ekziston apo nuk ekziston.
Është nga Manza apo nuk është nga Manza.
Është arrestuar nga Gjykata e Durrësit apo nuk është arrestuar?
Është marrë dosja e tij nga Skapi apo nuk është marrë?
Ishte në Gjykatë të Lartë apo jo?
Kjo është shumë e thjeshtë. Ky nuk është rasti më i vetëm, por është më i zbërthyeri se e kam ndjekur unë.
Ja urdhëro ku del problemi i tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …