Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi ashpër zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion masiv.
Berisha tha se, Lubia ka vjedhur dhe shpërdoruar 10 miliardë euro nga 12 miliardët në portofolin e ministrisë,” deklaroi Berisha, duke shtuar se Rama po përdor të njëjtën skemë si ajo e Erion Veliajt.
“Tani, kur korrupsioni i saj me Edi Ramën u bë sa mali i Dajtit, i pakrahasueshëm, dhe unë u thashë vetëm disa afera së bashku bëjnë 2 miliard, të kontrolluara nga KLSH, por ajo deri një vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliardë euro.
Unë u garantoj ju se nga këto 12 miliardë euro, të paktën 10 miliardë janë vjedhur dhe shpërdoruar.
Sepse unë kam sensin e saj sa kushton kjo dhe sa kushton ajo.
Pra, në këtë rast, Rama se ç’ka gjetur një supervizim, një milion euro, si puna e fustaneve të Velicës, dhe këtu i thotë nuk kam çfarë të bëj tani.
Rama mendon se shpëton në këtë mënyrë, por Rama është përgjegjës kryesor dhe nuk do shpëtojë kurrë nga vjedhjet e saj.
Në qoftë se ka një njeri që ka vjedhur së bashku me Ramën, të paktën prej 20 e sa vitesh me radhë, kjo është Lubi Balluku. Kjo është e njohur.
A po përpiqet Rama?
Edhe ato që thotë se i bëri presion këtij dhe atij është skema e Veliajt.
Iu kujtohet, i çoi punonjësit të gjithë, e rrethuan Skapin.
U kujtohet fjalimi, empatia që tregoi ai për djalin e Erionin, që nuk kishte kush ku ta çonte këtu e aty.
Pra, Rama sigurisht që po përpiqet të mos e zërë brenda mali që po shembet, por Rama është kryesori.
Lubia ka shumë, Lubia është hajdutja më e tmerrshme, më e papërmbajtur e 113 viteve shtet shqiptar, pas Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD