Beleri në PE: Në Shqipëri paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave!

Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri, ka ngritur shqetësime të forta për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për përdorim të fondeve publike në blerjen e votave.

Beleri tha se raporti i OSBE/ODIHR dhe qëndrimet e Parlamentit Europian kanë faktuar këtë fenomen në, zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se një vend që përballet me këto probleme nuk mund të jetë ende i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Nuk kam shumë për të thënë, desha vetëm të thoja që jam i kënaqur që jam këtu dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Ëndrra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën në Greqi. E kuptoj dallimin mes tyre, e di se është e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit”, deklaroi eurodeputeti.

Ai shtoi se realiteti i vërtetë është ai që kanë pasqyruar raportet ndërkombëtare mbi zgjedhjet:

“Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe Parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. U tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Një vend nuk mund të jetë i gatshëm të hyjë në BE, reforma duket se është në dështim. Qytetarët e Shqipërisë e ndjejnë që drejtësia nuk jepet në gjykata. Të gjitha këto duhen rregulluar”, u shpreh Fredi Beleri.

About Redaksia

Check Also

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, “ngujohet” në Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të …