E martë e zezë për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje!

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Dita e sotmë është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.

Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.

Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.

Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.

Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje.

About Redaksia

Check Also

“Eshtë Rama jo Bela”/ Dëshmia e Ahmetajt: Kam qenë prezent, kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim…

Si nisi hetimi për tunelin e Llogarasë Në gusht të vitit 2024, Gazmend Bardhi, në …