Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend.

Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Binaj shihet krah tyre ndërsa sqaron se ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit.

Ai thotë se programi është mbështetur prej tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete.

“Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend.

Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej”, shkruan Binaj.

 

About Redaksia

Check Also

Maliqi degjeneron Albatros Rexhajn: Dhëndërr i Rilindjes, nipi i vjehrrit tënd është bërë drejtor OSTE-je nga Balluku

Publicisti Albatros Rexhaj është larguar nga studio e emisionit në Report TV pas një përplasjeje …