Berisha: Nuk kam thënë që do ulem me Ramën! Jam pro idesë së senatit pasi kjo do reduktonte numrin e deputetëve

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit ka mohuar kategorikisht çdo mundësi për t’u ulur me Edi Ramën, duke e cilësuar këtë si një keqinterpretim të qëndrimeve të tij.
Berisha deklaroi se mbështet idenë e rivendosjes së senatit, një propozim fillimisht i dhënë nga i ndjeri Sabri Godo, i cili sipas tij do të reduktonte numrin e deputetëve dhe do të ulte koston fiskale për qytetarët, duke shmangur zgjerimin e panevojshëm të institucioneve.
“Absolutisht jo, nuk e kam thënë atë.
Më vjen keq që e shtroni.
Ka një komision parlamentar.
Ai komision dhe ai ligj nuk parashikon aspak, në asnjë rrethanë uljen time me Edi Ramën.
Ai parashikon që përfaqësuesit e të dy partive në komisionin për zgjedhjet, të diskutojnë edhe këto çështje, çështjen e senatit, po u pranua senati, vetvetiu numri i deputetëve do reduktohet.
Dhe unë jam për këtë variant.
Ideja e senatit nuk është një ide ime, fillimisht është dhënë nga i ndjeri Sabri Godo dhe mbrojtur me shumë aftësi.
Por qëndron si ide, vendi mund të ketë një senat me një numër më të reduktuar deputetësh në mënyrë që të mos shtohet fatura fiskale e këtij institucioni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Diaspora dhe tre dimensionet e Brain Gain

Andi Mustafaj Anëtar i Departamentit Brain Gain Zgjedhjet parlamentare të fundit nxorën në pah hendekun …