Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me eurodeputetin Cristian Terheș, njëherësh anëtari i Komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha shkruan se instalimin e narkoshtetit dhe shtypjen e opozitës në Shqipëri denoncoi instalimin e narkoshtetit dhe shtypjen e opozitës në Shqipëri.
Postimi
Në këtë takim, pasi falënderova z. Terheș për mbështetjen që ai dhe Komiteti i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, më pas paraqita problemet më kryesore me të cilat përballet vendi, si:
• instalimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që shkatërroi shtetin ligjor, ekonominë dhe shoqërinë, dhe që po varfëron nga viti në vit shqiptarët, duke i larguar ata masivisht nga Shqipëria;
• shtypja e pluralizmit politik, persekutimi i opozitës, arrestimi dhe ndjekja penale pa asnjë fakt penal e liderëve të saj, si dhe mohimi i të drejtave kushtetuese të opozitës, dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë zgjedhore;
• korrupsioni i papërmbajtur i Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, dhe lidhjet e tyre me krimin.
Në takim theksova se Edi Rama, nëpërmjet mediave dhe diplomatëve të korruptuar që kontrollon, mashtron dhe trillon, duke paraqitur opozitën dhe betejën e saj për votën e lirë, për vlerat e demokracisë, për luftën kundër narkoshtetit dhe korrupsionit, sikur nuk e do integrimin në BE. Këto janë mashtrime banale të propagandës së paguar të Edi Ramës.
Partia Demokratike, që në themelimin e saj, ka qenë forcë kryesore e integrimit të vendit në KE, në NATO dhe në BE. Ajo e konsideron integrimin e Shqipërisë në BE si të ardhmen më të ndritur për shqiptarët, por beson se ky proces duhet të bazohet në meritë, në reforma, dhe jo në “suksese” imagjinare dhe propagandë trilluesе.
Takimi ishte i hapur.
Gazeta RD