Berisha: Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë! Do ta shihni…

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën e fundit të jetës: ‘djegësi i Tiranës’ dhe se kjo çështje ‘është skandali që ai nuk do ta shmangë kurrë’.

Sipas tij, ‘Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës’, pasi ‘tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit’. Kryetari i PD-së, paralajmëroi zhvillime të reja në hetime. ‘Prisni, prisni Nesti Angoni bis tani… Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë. Do ta shihni…  Është lule Nesti Angoni i parë…’, tha Berisha.

“Dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën ne fundit të jetës. Djegësi i Tiranës. E dini ju se çfarë ka thënë ai prokurori që e kërcënoi Rama?

Ai ka mbajtur për muaj dhe vite ndoshta dosjen e inceneratorit të Tiranës, dhe kur i thanë pse nuk e akuzove Erion Veliajn për djegësin e Tiranës, jo tha, se më duhej të akuzoja Edi Ramën.

Ekzakt. Kjo është e vërteta.

Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës se tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit. Po, po.

Edhe ato tani janë.

Prisni, prisni Nesti Angoni bis tani, se e shoh që po kënaqeni kështu. Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë.

Do ta shihni… Është lule”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …