Veliaj me pranga në duar dhe i revoltuar mbërrin në Gjykatën Kushtetuese!

Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Kushtetuese.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve i revoltuar, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Sapo zbriti, ai përshëndeti me dorë gazetarët dhe operatorët që ndodheshin në vendngjarje.

Mesazhi duket se shkonte për pak mbështetës të tij, që dëgjoheshin duke thirrur: Forca Lali Eri!

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe relatore e çështjes është gjyqtarja Sonila Bejtja.

Veliaj kishte shprehur vullnetin për të qenë i pranishëm në këtë seanca dhe për këtë arsye Gjykata Kushtetuese kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve dhe SPAK që të merrnin masa për shoqërimin e tij.

Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn më 25 shtator me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë. Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, por dekreti u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt. Bashkë me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndojnë 5 akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

About Redaksia

Check Also

Rama thërret mbledhje qeverie në mesnatë

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e …