PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit në Komisionin e Ligjeve 7 shkeljet

Deputeti i PD, Gjin Gjoni ka paraqitur në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për “shkelje të vazhdueshme dhe të rënda të Kushtetutës”.

Sipas tij, veprimet e Presidentit nuk kanë pasur qëllim legjitim, por janë ndërmarrë për të shërbyer interesave të qeverisë, duke ndikuar negativisht në funksionimin e institucioneve dhe proceset demokratike.

Gjoni ka ngritur gjithashtu pretendime se Presidenti Begaj është i punësuar në një spital privat, ndërsa djali i tij punon në një kompani sigurimesh private.

Në dokument, Gjoni rendit shtatë shkelje të pretenduara:

Dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës në shkelje të Kushtetutës.

Ndërhyrja në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke prekur pavarësinë e saj.

Dekretimi në shkelje të ligjit për Komisionet Hetimore.

Dekretimi i ministrës virtuale ‘Diella’.

Mosndalimi i trupës diplomatike nga përfshirja në fushatën zgjedhore të vitit 2025.

Ndërhyrje e kabinetit të tij në administrimin e zgjedhjeve.

Punohet fiktivisht i biri i Presidentit në një kompani sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca; vetë Begaj është i punësuar në një klinikë private.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …