Berisha: Veliaj tha se e rrëmbyen njësoj siç bëri FARC-u në Kolumbi duke shkelur të gjithë procedurat ligjore

Kryetari i PD, Sali Berisa duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar u shpreh se, Veliaj tha se e rrëmbyen njësoj siç bëri FARC-u në Kolumbi duke shkelur të gjithë procedurat ligjore.

Berisha tha se, por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut.

“Nuk e di nëse e ndoqët seancën publike të Gjykatës Kushtetuese.

Unë u them ju se një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme që ka bërë PD, dega e Tiranës, por edhe të tjerë nga ardhur nga Shqipëria, është protesta për arrestimin e Erion Veliajt.

Po!

Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani.

Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij.

Kjo është e vërteta, që ta dini.

Është Edi Rama.

Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm.

Të dy nuk i merrte dot.

Për Belindën dhe i bien bandat në të katër anët.

Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha?

Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë.

Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës.

Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut.

Të themi të vërtetat.

Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë.

Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un. Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit.

Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej.

Jo, tha, nuk munda.

Pse i solla këto dy shembuj?

Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo.

Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore.

Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Spiropali pas takimit me Thaçin në qeli

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Elisa Spiropali ka vizituar sot ish presidentin e …