Berisha: Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama, prandaj e nxjerrin nga burgu!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, të gjitha veprimet e Ramës në urbanistikë janë të njohura nga Veliaj, por nuk i janë faturuar atij.

Ai përmendi veçanërisht Hotelin 20-katësh të Redi Mollës, duke theksuar se ai është pronë e familjes Rama dhe përfiton trajtim të veçantë.

“Për të vjedhur, asnjë nga vjedhjet që ka bërë me Ramën, nuk iu faturua Erion Veliajt.

Erion Veliaj i di Ramës të gjithë vjedhjen që bën Edi Rama në urbanistikë.

Hoteli 20 katësh, gjer tani 70 milionë euro, i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama.

Redi Molla është djali i vajzës së tezes të Linda Ramës.

Prandaj Redi Molla del nga burgu. E nxjerrin.

Këtë nuk e lanë të shkonte në mbledhjen e këshillit ku e shkarkojnë.

Kurse Redi Mollën me hotel 20-katësh e nxjerrin, e çojnë në shtëpi, sepse është djali i teta Ollgës.

Po, që në fakt aksionet janë të përbashkëta. E thanë që në fillim që janë të Olsit, nuk janë të Olsit, qenkan direkt të atyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa – socialistëve: Nuk do ta lejojmë ëndrrën tuaj për parlament njëpartiak!

Kryetarja komisionit të Kulturës, Turizimit dhe Diasporës, Ina Zhupa mbajti qëndrimin në lidhje me rrëzimin …