Berisha: U them socialistëve se, nuk është gjë Lubia se ç’do jetë Linda për ju!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në mbledhjen e Grupit Parlamentar foli edhe për përçarjet brenda Partisë Socialiste, duke përmendur hapur tensionet mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ndërsa iu drejtua socialistëve me tone ironike:
Ai iu drejtua socialistëve me fjalët, mos u gëzoni shumë me Lubinë, se çfarë do jetë Linda për ju, do ta shihni vetë.
“Ndaj dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme.
Natyrisht do mblidhen edhe forumet e tjera të PD. PD ka kryesinë, ka këshillin kombëtar.
Por që ne, të na e heqë si me auditin, një nga një të gjithë drejtat kushtetuese, ai është një, po ne nuk jemi një, ne jemi 600 mijë.
Të na heqë të drejtën e interpelancës.
Të na heqë të drejtën e debatit.
Të na heqë të drejtën e komisionit hetimor.
Po pse shkojmë ne aty?
Shkojmë për të thënë se jemi deputetë?
Po çfarë vlere kemi ne kur ne nuk arrijmë, nuk kemi mundësi të përmbushim detyrimet më themelore ndaj zgjedhësve tanë.
Duhet të shtrojmë pyetjen se çfarë vlere kemi ne.
Ne stoli e një bande që ka instaluar një narkoshtet këtu nuk bëhemi.
Nuk mund të bëhemi kurrë.
Për të parë egërsinë e tij, shihni se ç’bën me Erion Veliajn.
Belindës do ia bëjë edhe më zi.
Unë e kam parë që janë gëzuar socialistët me të.
Por u them socialistëve se nuk është gjë Lubia se ç’do jetë Linda për ju.
Po ato janë punët e tyre, nuk na interesojnë fare ne.
Sepse këtu kodi i të drejtave themelore të njeriut nuk ekziston më”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Eshtë Rama jo Bela”/ Dëshmia e Ahmetajt: Kam qenë prezent, kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim…

Si nisi hetimi për tunelin e Llogarasë Në gusht të vitit 2024, Gazmend Bardhi, në …