Berisha: Vetëm zëri, energjia, entuziazmi i qytetarëve është përgjigja e vetme ndaj këtij narkoregjimi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar deklaroi se, opozita do të nisë një proces që synon të ngrejë zërin e qytetarëve kundër narkoregjimit.

Berisha theksoi se energjia dhe entuziazmi qytetar janë përgjigjja e vetme ndaj pushtetit aktual, duke akuzuar qeverinë për lidhje me kartelet e drogës dhe për manipulim të zgjedhjeve.

“Ndaj dhe një diskutim, ne nisim një proces, i cili duhet të shënojë fjalën e qytetarëve, zërin e tyre të fuqishëm kundër këtij regjimi.

Vetëm zëri, energjia, entuziazmi i tyre është përgjigja e vetme ndaj këtij narkoregjimi.

Ua them këtu ju, ka jo pak njerëz që mërziten se Berisha thotë për narkoregjim, për narkoshtet, kur eksperti më i shquar i antimafies në Itali thotë se Shqipëria është më keq se narkoshtet.

Dhe ai, burrë trim, thotë më keq, se atje nuk bën dot hetim, se t’i nxjerrin të gjitha.

Ndërsa aksionerët e regjimit zemërohen pse unë flas për narkoshtet.

Në një kohë kur janë po mediet perëndimore që dëshmojnë se tashmë degët shqiptare të karteleve të Amerikës latine janë përcaktuese të çmimit të kokainës në Europë. Ai që përcakton çmimet, ai ka aksionet më të mëdha. Ai është më kryesori.

Pra, është moment historik, t’i dalim zot qytetarëve shqiptarë, vullnetit të tyre të dhunuar.

Pasi ka vjedhur votat dhe mandatet, tani thotë sus, nuk u lë të flisni. Njëlloj si auditit që i thotë nuk do më kontrolloni se unë do vjedh sa të dua.

Edhe ne na thotë, do vjedh prapë thotë, prandaj nuk do më kontrolloni. Por absolutisht kurrë jo më!“, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali Rama-Balluku/ Caktuan vlerën e tenderit tre muaj para se të bëhej projekti

Ola XAMA Fryrja e faturës së punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që nisje …