Intriga politike Rama – McGonigal, një subjekt origjinal i dramës hamletiane

Nga Ndriçim KULLA

Në hetimin dhe gjykimin e parë skandali Rama – McGonigal nuk doli dot nga shtrati të vërshonte dhe të merrte në përmbytjen e tij të gjithë aktorët kryesor që  e ndërtuan dhe realizuan  këtë dramë. Sepse nuk e lejuan.  Deri tashti ka arritur të përmbytet vetëm ai, i korruptuari   kryesor, ish kryezbuluesi amerikan. Fakti që Antony Blinken beri agjendë diplomatike dhe erdhi në Tiranë, në një vend të vogël pa ndonjë rëndësi të veçantë gjeopolitike dhe pikërisht ditën e gjyqit në Ëashington, duke e mburrur madje edhe korruptuesin, tregon kapakun e madh që i vuri administrate amerikane e kohës këtij skandali.

Në kuptimin e figurshëm, rihapja e çështjes Rama – McGonigal i ngjan zhvarrosjes së një kufome për ti ribërë autopsinë e krimit?

Janë gjasat që skandali Charl McGonigal, të rihapet në të dy komponentët e tij (amerikan dhe shqiptar).

Natyrisht, që dy nga protagonistët kryesor të kësaj afere korruptive, kryeministri Edi Rama dhe ish agjenti i famshëm i FBI-së, do kishin mbetur të kënaqur nga vendimi i gjykimit të përshpejtuar, që u mor në shkurtin e vitit të kaluar .

Kjo intrigë, me përmasat e një rekordi historik ka rezultuar deri tashti me një dënim duke lënë brenda dëshmive të mbyllura shumë mistere përvëluese.

Rihapja me urdhër ekzekutiv të presidentit amerikan Trump, premtuar që gjatë fushatës elektorale, shpresojmë të rimarrë përmasat e një rivlerësimi sensacional me interesa të qarta politike dhe juridike, si për SHBA, por edhe Shqipërinë e vogël.

Në se do hapet plotësisht dhe do rivlerësohet sipas të rejave që mund të dalin në të, kjo mund ti krijoj kokëçarje të tjera McGonigalit të dënuar, i cili vazhdon të paguajë aferën e tij të shumfishtë korruptive në një burg të sigurisë së lartë federal në  Neë York .

Kjo për shkakun e rëndësishëm, sepse edhe gjyqi është mbyllur dhe sipas ligjit amerikan nuk ka më rigjykim, më përveçse për arsye që dyshohet, se pista e hetimit mund të jetë kapërcyer diku, në një pikë apo në një hallk për interesa të caktuara dhe ekzistojnë hapësira ligjore që të akuzohet për tradhti kombëtare, çfarë do të thotë që odiseja e gjykimit mund të rinisë për akuza të reja .

Kjo është llogaria e re morale dhe juridike e ish kryespiunit të regjur të FBI.

Por për partnerin e tij të kësaj historie të zezë, çfarë perspektive krijon ky  hetimi i ri?

Askush nuk dyshon, se ai tashti vuan tmerrin e netëve pa gjumë, që po i shkakton drama hamletiane në të cilën ai ka krijuar vetveten si personazhi kryesor, por dhe strumbullarin e saj.

Shenjat tregojnë se gjarpri po përgatit alibinë e përndjekjes së tij nga administrate e re amerikane.

Herë si makbethian dhe herë si hamletian, sidoqoftë mbetet personazh mesjetar i dramave shekspiriane që pushtetin e kërkon me kamën e pabesisë.

Ndoshta partneri i tij i aferës së fëlliqur, që është duke vuajtur  burgun mund të ketë diçka, ose shumë më tepër se diçka, që nuk duhet të dihet ose as të dëshmohet kurrë.

Procesi i dëshmive të rihetimit do ta riverifikojë provën e së vërtetës.

Bashkëpunëtori i tij  kryeministër, i kthyer në despot me fijet e pa dukshme që ai tërhoqi në fshehtësi, (sundimtar i vërtetë, dinak, gënjeshtar, manipulator, i rafinuar dhe i pa besë, që e ka korruptuar, duke e kthyer ngjarjen  në një tragjedi për demokracinë e një vendi të vogël, të njëjtën kohë rekord botëror, që nuk besohej kurrë se mund ta bënte kush atë që ka bërë ai deri tashti),  ia ka dalë mbanë që ti kaloj të gjitha stuhitë e akuzave të shtypit botëror dhe të denoncimeve opozitare në vendin e tij.

Si ia ka dale?! – mund të lind një pyetje me vend.

Është ndërtuar një opinion, se ka një rrjet merimange në Amerikë dhe në Evropë që e mbron lugatin e pushtetit në errësirë.

Dhe këtu ka një të vërtetë, sepse është një çudi më vete që  ai i ka kaluar deri tashti të gjitha stuhitë e akuzave në Shqipëri, në Evropë dhe përtej Oqeanit.

Pikërisht, këtu qëndron ajo merimanga që për ti shpëtuar ndëshkimit vazhdon të endë.

Dhe misteri i kësaj dore që mbron krimin, qëndron tek fuqia reale e rrjetit sorosian në të dyja anët e Atlantikut, i cili kërkon kohën e vet për ti bërë ndriçimin dhe gjykimin që tashmë ka filluar.

Në çfarëdo vend të botës demokratik, do kishte nisur një hetim, së paku do ishte nën akuzë. Por pikërisht ky, është ai absurditeti i kthyer në padrejtësi që ka prodhuar e ashtuquajtura reformë në drejtësi.

Megjithatë diçka shpresëdhënëse duket në horizont.

Rihapja e hetimeve është shumë e mundshme të rikthej një rigjykimin të vërtet, çfarë do shënonte një rast për t’iu referuar.

Krimi shumë dimensional Rama – Mcgonigal, u paketua dhe u kaparos shpejt e shpejt nëpër bodrumet e thella të sekreteve, duke djegur shumë procedura transparente dhe duke mbuluar shumë plagë të mëdha që ka hapur, për hir të lëmshit të shumë interesave prej të cilave ishte dizenjuar?

Sekretari i shtetit Antony Blinken ditën e gjykimit bëri agjendë të sforcuar zyrtare dhe erdhi në Tiranë për ti vënë kurora krimit.

Kjo për ne shqiptarët ka rezultuar një dramë e vërtetë me pasoja kombëtare me pasoja në balancën social – politike të vëndit që ende po e vuajmë shumë.

Provat, dëshmitarët, trysnitë, përgjimet, “gjurmët” e gishtave janë aty, të gjitha, në atë dosje gjigante prej 8000 faqesh.

Intriga politike McGonigal na ka lënë një kopje origjinale të dramës hamletiane të Shekspirit nëpër duar.

Na përket e drejta e madhe të bëjmë çdo përpjekje për ta ndriçuar dhe ta shohim të gjykuar ashtu siç e kërkon drejtësia.

Gazetaret amerikan këmbëngulin, se kjo çështje skandaloze kërkon hetim te ri në të gjithë tërësinë e saj, me përfundimin e një gjykimi. Ja vlen që hetimi të fillojë nga e para dhe të jetë shterues aq më shumë për komponentin shqiptar.

E themi me bindje, se si kryezbuluesi i korruptuar i superfuqisë globale, ashtu edhe kryeministri korruptues, sot ndodhen së bashku, në një gjendje qartësimi dhe njëherësh verbimi të pa durueshëm nga dritat e shpresës së rikthyer, duke dyshuar dhe duke iu trembur të njëjtit tmerr që e vërteta ka brenda.

Subjekti i kësaj drame ka dy komponentë kryesore, të cilat kanë cenuar sigurinë e një vendi të madh dhe paqen një vendi të vogël.

Historia Mcgonigal, që nisi si një histori e shkurtër, po bëhet në një histori e gjatë botërore e cila ende nuk mund të parashikohet dot si do zgjerohet, por personazhit hamletian me emrin Edvin Rama ka për ti dale në dritë gjithë fytyra e krimit.

About Redaksia

Check Also

Rama thërret mbledhje qeverie në mesnatë

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e …