Vokshi: Thirrja e Ballukut në SPAK e vonuar, Rama po synon të shpëtojë veten!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e quan të vonuar thirrjen e Ballukut në SPAK.

“Thirrja në SPAK e Ballukut ishte e vonuar, duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. E thonë gjithë raportet ndërkombëtare që në Shqipëri ka korrupsion”, u shpreh Vokshi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Deputetja demokrate theksoi se, kryeministri Edi Rama po synon të shpëtojë vetveten, duke i “sakrifikuar” bashkëpunëtorët e afërt.

“Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket. Balluku sërish po trajtohet me preferencë nga ana e SPAK,” shtoi ajo. Sipas Vokshit, kryeministri i ka kërkuar dorëheqjen.

“Thuhet se pas daljes nga SPAK, Balluku shkoi te Rama. Ai i ka kërkuar dorëheqjen, por ajo nuk e ka pranuar. Si mund të hetohet një person që ka një akuzë për 190 milionë euro, vetëm një nga të shumtat? Balluku ka një mal me akuza nga PD dhe SPAK ka informacion voluminoz”, deklaroi Vokshi.

Deputetja ngriti pyetjen pse ndaj Ballukut nuk po zbatohen të njëjtat masa që janë marrë ndaj zyrtarëve të tjerë për akuza më të vogla.

“A mundet që persona të tjerë të jenë në arrest me burg apo shtëpie për akuza shumë më të vogla, ndërsa Balluku të lejohet të qëndrojë e lirë? Rama po e mban edhe pak, derisa të gjejë një zgjidhje për ta lëshuar”, tha ajo.
Në përfundim, Vokshi kërkoi që Balluku të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe të përballet me drejtësinë pa asnjë mbrojtje politike apo imunitet:

“Balluku duhet të ishte shkarkuar nga detyra nga Edi Rama. Ta lironte nga detyra, meqë thotë ‘drejtësia ka punën e vet’. Le të përballet me akuzat pa mbrojtje dhe pa imunitet”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

“Eshtë Rama jo Bela”/ Dëshmia e Ahmetajt: Kam qenë prezent, kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim…

Si nisi hetimi për tunelin e Llogarasë Në gusht të vitit 2024, Gazmend Bardhi, në …