“Nuk jam qurraveci i Bashkisë, të marrë me lecka me vete”/ Kërcënimi i Ballukut në zyrë Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregon detaje nga takimi që zëvendëskyreministrja Belinda Balluku pati të premten vonë në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama, pasi u paraqit në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzën.

Sipas Berishës, Balluku ka kërcënuar Ramën, duke i thënë “të marr me lecka”.

Berisha shton se pas kësaj, Rama ka dhënë urdhër që të fshihet çdo koment e postim në mbështetje të Ballukut.

Postimi i plotë i Berishës:

Lubofobia!

Miq!

Të premten e zezë të narko-partisë në administratën e partisë-shtet, te ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, shpërtheu si epidemi mortaje një frikë e re e panjohur më parë, dhe kjo frikë ishte Lubofobia.
Vëzhguesit konstatuan se ata të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes.
Kështu, e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit dixhital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Europës në epokën dixhitale. Ndaj dhe Lubia nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku.

Ps: Delubifikimi i rrjeteve sociale nisi para urdhrit të Ramaduros. Ky i fundit urdhrin e ekzekutimit dixhital të Lubes e përcolli nëpërmjet Pellumbeshës, e cila ka meritën e pamohueshme se ishte e para që sulmoi Lubinë publikisht në emisionin Top Story.

Rama urdhrin e dha vetëm pasi Lubi i tha atij në zyrë, me dëshmitarë, në praninë e Pellumbeshës (Spiropali) dhe një tjetri, se:

“Mos mendo se unë jam si ai qurraveci i Bashkisë, unë jam mbesa e Beqir Ballukut, të marrë me lecka me vete!”

About Krye Redaktor

Check Also

Rama në SPAK!

Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” …