I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të ketë një qëndrim për të përshkallëzuar aksionin në Parlament apo jo, kreu i PD Sali Berisha është shprehur se grupi parlamentar ka patur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta. E për këtë, kryedemokrati theksoi se grupi sot vendosi që të vazhdojë betejën e fuqishme në parlament…
Pyetje: Në mbledhjen e grupit ditën e premte, pjesa më e madhe e grupit parlamentar nuk ka artikuluar përshkallëzim të aksionit brenda parlamentit. A ka pasur kryesia një qëndrim për ta përshkallëzuar aksionin në parlament?
Sali Berisha: Po, grupi ka pasur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta në parlament. Pa diskutim. Grupi vendosi që të vazhdojmë betejën fuqishëm në parlament. Ne kemi eksperiencë të jashtëzakonshme për parlamentin. A do rikthehen ato që ishin apo të tjera, por beteja në parlament nuk diskutohet, do bëjmë betejë në çdo terren që jemi.
Pyetje: A është diskutuar për protestë?
Berisha: Po, është diskutuar gjerësisht për protestën. Janë dhënë mendime pozitive, por vendimet do merren në ditët që vijnë.
Ishte fushatë elektorale, por në Tiranë nuk ka më fushatë.
Gazeta RD