Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar lajmet se, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt në padinë e bërë në Gjykatën Kushtetuese, kundër Edi Ramës për vendimin e shkarkimit.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë, Berisha u shpreh se, kjo ishte një dhuratë pa dashje e Edi Ramës për kundërshtarin e tij.
Pjesë nga deklarata e kryetarit të PD, Berisha
Pyetje: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ende jo zyrtar, që ka rrëzuar qeverinë dhe ka lënë në detyrë si kryetar bashkie z. Erion Veliaj. Si e komentoni këtë vendim?
Sali Berisha: E komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin. Por gjithashtu e shoh si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, ia bëri padashje kundërshtarit të tij.
Ai e trajtoi në burg në mënyrë që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo standard të një shteti ndaj të burgosurve. Me këtë veprim, ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm de facto. Nuk ka moral, sepse Haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, të dy janë të rrëzuar me këtë vendim.
Faleminderit, mirupafshim.
Gazeta RD