Kronikë me fitimtarë nga ASKUND-i

Nga Luçiano BOÇI

Veliaj u shpall “fitues” në burg e nga sot e tutje sapunin do e kapë me autoritetin të qenit Kryetar bashkie.

Rama del “fitues” pa zgjedhje bashkiake e nga sot e tutje “ka barrën” e të qenit vetë dhe Kryetar bashkie.

Begaj “fitoi” titullin më të lartë “shkencor” që e jep Kryeministri, “Kushtetutorës nderi”.

Gjykata provohet “e ndershme” në virgjërinë e saj, megjithëse pas disa lindjesh rresht me baba biologjik të identifikueshëm.

Loja e vjetër sa vetë njerëzimi kjo:

Një dorë lan tjetrën, të dyja lajmë fytyrën.

Na është shtuar një “këmbë”…por pa zarar…

E vetmja humbje fatale këtu është ajo e besimit.

Një fjalë që në këtë vend ka mbetur pa përkthim praktik.

Në fund fare, asgjë s’ka ndryshuar.

Qytetari vazhdon të presë “godonë” e drejtësisë, ndërsa drejtësia vazhdon t’i shërbejë pushtetit, si kamerier që di paraprakisht porosinë e tavolinës.

Ndërsa lajmet me insinuata pa fishekzjarre, shpërthejnë e ndriçojnë me kaotizëm qiellin.

Kronika vazhdon…

About Redaksia

Check Also

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

Nga Basir ÇOLLAKU Në dallgën e re e të fundit të izolimit të Edi Ramës ndërkombëtarisht, …