Lubia ka shpenzuar të paktën 5 mln euro në Fier, pa llogaritur Ben Qimen, Renato Salihin dhe “Hakmarrjen për Drejtësi”

Në vijim të denoncimeve të tij për zëvendësen e Ramës që është nën hetim nga SPAK për tunelin e Llogarasë, kreu demokrat Berisha tha se për zgjedhjet 11 majit, Lubia ka shpenzuar të paktën 5 mln euro në Fier.

A ka shaka më të madhe se kjo. Mirë ata që mund të kenë raportuar kështu, por ju duhet të qeshni nga kjo.

Do të ngarkoj një njeri, bashkë me ju të shkoni. Unë të garantoj që, të paktën 5 mln Lubia në Fier nuk është ndarë. Vetëm Lubia.

Por ka një gjë. Ne raportojmë shifra të vërteta, ata mashtrojnë se i kanë të tyre. Ka gjë më të turpshme se kjo.

Të gjithë drejtorët me radhë, me makina, sekretare të gjithë kanë qenë në fushatë. Por e di sa kushton dita. Kanë qenë 3 muaj në fushatë.

Vetëm Lubia ka minimumi 5 milionë në qarkun, minimumi. Pa llogaritur sa ka shpenzuar për llogarisë të Lubisë, Arben Qimja, Renato Salihi dhe ‘Hakmarrja për drejtësi’, pa llogaritur këto, që i kishte si ushtarë me vete Lubia.

Dmth kur sheh shifra të pakrahasueshme mos i krahaso.

Ne kemi treguar të vërtetën, aq kemi shpenzuar, aq sa është thënë në KQZ. Të tjerat blofe. U tha 22 mln, lexoni çfarë tha në fillim Edi Rama me propagandën e tij. Kjo është.

Prandaj nuk kanë gjë të vërteta ato.

Ja vlejti, 100 herë ja vlejti. Ja vlejti sepse, ata njerëz me eksperiencë të jashtëzakonshme u angazhuan dhe në trajnime, instruksione të parimeve dhe vlerave konservatore tek të rinjtë, kandidatët dhe me radhë.

Pra ishte një shkollë e vërtetë konservatorizmit prania e tyre këtu. Ja vlejti shumë sepse një eksperiencë e jashtëzakonshme.

Ata arritën të formësojnë, të paraqesin shqiptarëve fushatën më të bukur që ata kanë parë ndonjëherë.

Ja vlejti shumë sepse ata panë, se një kukull e Soros, i ngjashëm me Maduron, ndaj quhet Ramaduro në mediat amerikane apo me Noriegën nuk respekton asnjë parim, asnjë princip, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar të zgjedhjeve të lira.

Ja pra ja vlejti…

… Tani këto unë nuk jam marrë më asnjë euro. Mund të ketë deklarata të gabuara, mund të ketë gabime dhe korrigjohen, por kjo nuk ndryshon asgjë prej gjëje.

Kjo nuk ndryshon. Kemi qenë një koalicion dhe në këtë koalicion, Partia Demokratike ka qenë ‘share holder’ kryesor dhe sigurisht përballues kryesor i shpenzimeve, por partitë e tjera aleate kanë kontribuar në mënyrat e tyre”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …