Raporti i Komisionit Europian/ Zgjedhjet ishin të pabarabarta, korrupsioni i përhapur kudo

GJETJE E RAPORTIT

Shqipëria ka mbajtur angazhim të lartë në procesin e integrimit evropian, teksa ka hapur 5 nga 6 grupkaputujt negociues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian. Megjithatë, Komisioni thekson se Shqipëria përballet me shumë sfida kyçe që lidhen me reforma dhe që impaktojnë në procesin e integrimit. Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit thuhet në raport ishin konkurruese, por u shoqëruan përdorim të burimeve publike dhe polarizim të madh politik. “Përfundimet paraprake të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR treguan se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të zhvilluara profesionalisht, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar dhe garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Megjithatë, kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të zhvillonin fushatat e tyre lirisht. U vunë re gjithashtu zhvillime shqetësuese, veçanërisht fakti që partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe i ndikimit institucional, si dhe shqetësimet në lidhje me ndikimin e rrjeteve të patronazhit.”, citohet në raport.

Në raport, Komisioni Evropian evidenton nevojën për të bërë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar dhe ka treguar njëfarë progresi. Megjithatë, korrupsioni mbeti i përhapur në sektorët e cënueshëm, duke prekur si sferën publike ashtu edhe atë private. Korniza institucionale për parandalimin e korrupsionit vazhdoi të ketë një ndikim të kufizuar dhe koordinimi me zbatimin e ligjit mbeti i dobët. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet në veçanti të vazhdojë të forcojë hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit dhe të sigurojë më shumë dënime përfundimtare, veçanërisht në nivel të lartë, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të aseteve kriminale që vijnë nga veprat penale të lidhura me korrupsionin.”, thuhet më tej.
Komisioni vlerëson pozitivisht ecurinë e reformës në drejtësi. Por nënvizon se presioni politik mbi institucionet e drejtësisë mbetet ende shqetësues.
“Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar, përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë janë rritur dhe ngrenë shqetësime serioze, veçanërisht reagimet dhe përpjekjet e papara publike për të ushtruar presion nga degët ekzekutive dhe legjislative kundër Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Institucionet vetëqeverisëse ishin të zëshme në denoncimin e presionit politik mbi gjyqësorin.”, sqarohet më tej.

Skena politike në Shqipëri mbetet e tensionuar, thuhet në raport.

“Polarizimi politik, mungesa e dialogut të vërtetë politik dhe përplasjet midis shumicës qeverisëse dhe pjesëve të opozitës vazhduan të ndikojnë në aktivitetin e Parlamentit, ndërsa proceset e konsultimit publik mbetën të kufizuara. Parlamenti pengohet gjithashtu nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa politizimi i emërimeve nga Parlamenti në pozicione të larta në organet kushtetuese ose institucionet e pavarura të krijuara me ligj, mbetet një çështje serioze.”, thuhet në raport.
Komisioni vlerëson Shqipërinë maksimalisht në politikën e saj të jashtme, 100% në përputhje me qëndrimet dhe sanksionet e BE-së. Në raport kërkohet që procesi i integrimit evropian të jetë më gjithëpërfshirës, ndërpartiak dhe i mbështetur nga mekanizma efektivë konsultimi.

About Krye Redaktor

Check Also

Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit VASILI Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova …