Analisti Fatos Lubonja nuk kurseu as kritikat ndaj kryeministrit, duke e quajtur atë përgjegjës për mbledhjen e “hajdutëve” në qeverinë e tij dhe për këtë duhet të jap dorëheqje.
“Rama duhet të kërkoj dorëheqje dhe të fusë në partinë e tij, meqenëse është dhe më i mirë se ata të tjerët, kulturën e dorëheqjes. Nëse është njeri i ndershëm dhe i dalin ca që i hanë kumbulla, u kërkon atyre dorëheqjen. Mund të jap edhe dorëheqjen vetë sepse ka qenë kaq i paaftë sa ka mbledhur rreth tij vetëm hajdutë. Nëse është i ndershëm jep dorëheqjen se jam i paaftë”, tha Lubonja.
Më tej, Lubonja ka hedhur edhe një hipotezë lidhur me reagimin e Ramës ndaj vendimit për Erion Veliajn, ku thotë se vendimi mund të ketë pasur për qëllim mbrojtjen Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.
Gazeta RD