Trump, tre opsione ushtarake kundër Venezuelës

SHBA po shqyrton tre opsione të mundshme ushtarake kundër Venezuelës. Sipas burimeve të gazetës thenewyorktimes, opsionet që po analizohen përfshijnë: kryerjen e sulmeve ajrore mbi objektivat ushtarake venezueliane me qëllim dobësimin e mbështetjes së diktatorit Nicolas Maduro brenda ushtrisë; dërgimin e një njësie elitare të Marinës amerikane (Navy SEAL) për të kapur ose eliminuar liderin venezuelian; si dhe dislokimin e forcave speciale të sigurisë, të specializuara në kundër-terrorizëm, për të marrë nën kontroll aeroportet, fushat e naftës dhe infrastrukturën strategjike të vendit.

Megjithatë, sipas The New York Times, presidenti amerikan, Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi ndërhyrjen.

Burimet e afërta me administratën kanë bërë të ditur se ai preferon të shmangë çdo operacion që mund të rrezikojë jetën e trupave amerikane apo të rezultojë me dështim.

Në anën tjetër, Rusia ka filluar furnizimin e Venezuelës me armë dhe, sipas Dumas Shtetërore, është e gatshme të dorëzojë sistemin e ri ushtarak të njohur si “Oreshnik”.

Ky zhvillim pritet të shtojë tensionet ndërkombëtare rreth krizës politike dhe ekonomike që ka përfshirë Venezuelën prej vitesh.

About Redaksia

Check Also

“Do ta shkatarrojnë New York-un, nuk kthehem më kurrë!” Stallone pas zgjedhjes sw komunistit Mandami 

“Do ta shkatërrojnë qytetin më të mirë në botë dhe unë nuk dua ta shoh …