“Do përballemi dhëmb për dhëmb”/ Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës

Kryetari i PD, Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar se opozita do të nisë protestat deri në largimin e Ramës. “Do përballemi dhëmb për dhëmb me Ramën”, tha Berisha.

Berisha paralajmëroi edhe protesta nga opozita, me qëllim largimin e Ramës nga detyra.

“O ai largohet, ose është fundi i opozitës. Të jem shumë i sinqertë. Kam besim të guximi, tek trimëria dhe vendosmëria e demokratëve, e opozitarëve.

Tani e kanë lakuriq narkosin, s’ka më iluzione.”, tha Berisha, duke paralajmëruar se do të zhvillohen protesta nga opozita që kërkojnë largimin e Ramës nga detyra.

Berisha: Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve.
U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot.
Dhe ne, të jemi realistë, të gjithë e dinim se Erion Veliaj nuk ishte Edi Rama, ama në ligësira, në qoftë se kishte vëlla siamez me Edi Ramën dhe të papërsëritshëm, ishte Erion Veliaj.

Kështu që ai mund dhe ajo djersë, ai guxim dhe ajo sakrificë, ka qenë, në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD. Ai përbënte një rrezik madhor për vendin me karakterin e tij, në çdo aspekt.

Me të ne shpëtuam vendin nga njëra gjysmë e zezë e Edi Ramës. Gjysma tjetër është edhe më e zezë. Por kësaj here ne nuk bëjmë atë analizë si përpara. Jo. Kësaj here kemi djallin për brirësh.

Në mënyrë absolute do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek Sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit.

Jo. Pra, kjo është afera ku mbreti ka dalë lakuriq. Ai e ka bërë atë. Sikundër ai ka bërë aeroportin e Vlorës. Njëlloj. Kurse kjo, duke zbatuar porositë e tij, sepse në aeroportin e Vlorës vidhet në mënyrë të majme.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …