Nxirren nga banesat 32 familje në Durrës: Do të vetëflijohemi, jemi në rrugë!

Banorët e dy vilave në zonën e plazhit në Durrës që janë privatizuar në vitin 2012 janë detyruar të dalin nga shtëpitë.

Banorët shprehen janë në prag të vetëflijimit pasi nuk kanë ku të shkojnë nëse i nxjerrin nga banesat ku kanë jetuar prej 35 vitesh.

32 familje që prej 3 dekadash banojnë në vilat 36 dhe 38 në zonën e plazhit të Durrësit kundërshtojnë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që kërkon që ata të dalin nga shtëpitë e tyre, sepse 2 godinat janë privatizuar nga pronari i truallit dhe nuk janë më pronë e bashkisë.

Urdhri i përmbarimit që u kërkon të lënë banesat deri më datë 5 nëntor është vënë në funksion mëngjesin e kësaj të mërkure nga përfaqësues nga zyrat e përmbarimit kanë nxjerrë nga banesat disa familje ndërkohë aksioni do vazhdojë dhe të enjten.

“Do të hidhem nga kati i dytë nëse tentojnë të më nxjerrin!”. Ky ka qenë kërcënimi ekstrem që ka bërë një nga banorët e dy vilave private në plazhin e Durrësit.

Në 20 shtator 2012, Ministria e Financave dhe Bashkia Durrës ia kanë shitur vilat 36 dhe 38 shtetasit Mikel Noçka, i cili tani kërkon lirimin e godinave nga familjarët.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …