Berisha: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që komunitetet fetare të protestojnë para Kuvendit me kaq zemërim!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se, miratimi i projektligjit për barazinë gjinore përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj familjes tradicionale dhe vlerave fetare të shqiptarëve.

Berisha akuzoi mazhorancën se po përpiqet të rikthejë “Kushtetutën ateiste të Enver Hoxhës”, duke e maskuar atë me etiketa evropiane, ndërsa paralajmëroi se ligji “përmbys Kodin e Familjes dhe hap rrugën për konceptin e përkatësive të shumëfishta gjinore”.

“Pra, çfarë kanë bërë ky grup sorosianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar?

Edhe ajo që erdhi, e rritur, e mëkëmbur dhe e pasuruar familjarisht me fondet e monstrës së njerëzimt, Xhorxh Soros, dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në ora 2 të natës.

E kanë vendosur në pikën 17.

Këtë ligj, i cili de facto përmbys Kodin e Familjes, që sanksionon se familja bazohet në gruan dhe burrin, në nënën dhe babain.

Por tani duhet të shkruhet në përkatësi të shumëfishta gjinore, në gjinitë me diversitet të gjerë.

Ky ligj i hap rrugën krijimit të fermave të grave, të cilat do lindin fëmijë të askujt.

Është vazhdimi i ligjit që refuzuam këtu parlamentin tjetër.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që komunitetet fetare të vijnë të na protestojnë me aq zemërim para parlamentit si sot.

Po riktheni Kushtetutën ateiste të Enver Hoxhës dhe po i jepni ngjyra evropiane.

Nuk ka asnjë lidhje me direktivat evropiane. Dhe ata që e paraqesin, u kërkoj njerëzisht të na thonë ku është direktiva, ku shkruhet në dokumentet e BE për përkatësinë e shumëfishtë gjinore apo për gjini me diversitet të gjerë.

Në cilin dokument është e shkruar kjo? Në asnjë.

Duan të marrin rastin e veçantë, t’ia imponojnë shoqërisë.

Edhe ai që ka mbrojtur ligjin, edhe ai ka pasur historinë re tij familjare, ka bërë ndryshimin. Ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë.

Kjo që bëni ju.

A e di pse i bëni këto o zotëri?

I bëni për të shpëtuar se jeni mafia më e rrezikshme në Europë. Dhe ata, të cilët duhet t’u denoncojnë ju për shkak të këtij ligji, u mbrojnë ju.

A e di pse e bëni këtë ju?

Se jeni hajdutët më të mëdhenj në Europë, dhe ata të cilët duhet t’u denoncojnë ju, për shkak të këtij ligji u mbrojnë ju”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …